Marcelo ironizon Mourinhon para Superkupës së Europës

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka thënë se falë tij Real Madrid është bërë skuadër e madhe, duke e dërguar tre vite radhazi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Portugezi tha se para se të shkonte ai te Reali në vitin 2010, spanjollët nuk luanin as në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, pak orë më vonë, Marcelo është tallur me Mourinhon, ku ka treguar dallimin e tij me Zinedine Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I vetmi dallim mes Real Madridit të Mourinhos dhe atij të Zidane janë titujt”, tha Marcelo gjatë konferencës për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë tre viteve te Reali, Mourinho fitoi një La Liga, një Copa del Rey dhe një Superkupë të Spanjës, ndërsa Zidane për një sezon e gjysmë fitoi dy Liga të Kampionëve, një La Liga, një Superkupë të Europës dhe një Kupë të Botës për klube, ndërsa deri në fund të këtij viti ka mundësi t’i fitojë edhe tre tituj të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?