Mario Baloteli kthehet te Raffaella, por jo tek Inter (Foto)a

Mario Balotelli ishte përfshirë në merkato deri në ditën e fundit, për një lëvizje të mundshme, por ai nuk është shqetësuar fare në lidhje me zërat që qarkullojnë mbi të ardhmen e tij, pasi gjeti rastin të kalojë një mbrëmje me ish-të dashurën Raffaella Fico dhe vajzën e tyre, Pia. Balotelli nuk e ka gjetur ende formën e tij më të mirë, pas kthimit në Angli, kur iu bashkua Liverpulit.  Lojtari i kombëtares së Italisë ka shënuar vetëm dy gola, një në Champions League dhe një Capital One Cup, por ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetë në Premier League. Gjatë janarit ai ishte përfolur mbi një lëvizje dhe rikthim të  mundshëm në Itali, por duket se nuk qenë i prekur nga ethet e merkatos teksa kaloi orë të tëra në restorantin “San Carlo” , në  Manchester. Në dhjetori ish-trajneri i Manchester Siti që drejton aktualisht Iner, Roberto Mançini, tha se interesohej për shërbimet e tij, por rikthimi i Balotellit në Seria A gjatë janarit nuk ndodhi. Javën e kaluar agjenti i Balotelli, Mino Raiola, theksoi se sulmuesi është shumë i zhgënjyer nga koha që kur ka kaluar me Liverpul, por shtoi gjithashtu se ai nuk ka plane të afërta për një largim të mundshëm. – “Kjo është hera e parë që bëj deklarata të tilla për një lojtar. Ai po kalon një periudhë të vështirë, që nuk e ka përjetuar më parë. Tek Liverpul nuk ka hapësirat e duhura.” – shtoi agjenti i Balotelli, që shtoi se lojtari e ka humbur ritmin në tetë javët e fundit. Këngëtarja Raffaella e Balotelli u takuan në fund të vitit 2011 dhe në verë të vitit 2012, ajo lindi vajzën Pia.   Raffaella festoi 27 vjetorin e lindjes gjatë javës së kaluar dhe lëshoi albumin e saj të parë “Rush” gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?