FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mario Mitaj: Shpresat do të ngjiten shumë lart, kam dy idhuj në futboll!

Mario Mitaj, 17-vjeçari që luan me ekipin e AEK në Greqi, ka lënë gjurmë në skuadrën greke, si lojtari më i ri që ka debutuar në Europë me këtë klub. Kombëtarja ka në mesin e mbrojtësve të saj edhe një talent si Mitaj, i cili, edhe pse i vogël, ka arritur të marrë minuta të plota me Shpresat në ndeshjen kundër Kosovës në nëntor të vitit të kaluar dhe u aktivizua si titullar në ndeshjen kundër Anglisë.

Dëshira e madhe dhe pasioni që kishte për këtë sport, e ka bërë Marion sot, një futbollist, i cili nuk njihet vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi. Këtë të fundit e ka refuzuar, duke treguar edhe njëherë dashurinë e madhe për Shqipërinë dhe vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të tij Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në Fshf.org, Mario tregon se kur ka marrë ftesën nga Kombëtarja ka qenë shumë i gëzuar dhe mendon se në shumë pak vite, duke pasur parasysh skuadrën e mirë, Shpresat do të arrijnë lart.

“Mbaj mend që kam qenë një fëmijë i fiksuar pas futbollit. Kudo ku shkoja, mbaja një top me vete, megjithëse nuk dija të luaja mirë. Kisha shumë dëshirë të luaja dhe shtysa ime kryesore ka qenë babai, i cili duke dashur që unë të ndjek futbollin, më regjistroi në një skuadër në moshën 6 vjeçare. Që prej asaj dite, jam bërë njësh me fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Alban Bushi më ftoi për herë të parë në ndeshjet e nëntorit, ku për 10 ditë kishim dy ndeshje. Dua të theksoj se jam ndjerë realisht shumë mirë, pasi duke qenë më i vogli i grupit, të gjithë çunat më kanë afruar dhe nuk më kanë lënë mënjanë. Gjithashtu, në të dyja ndeshjet kam pasur minutat e mia, duke u aktivizuar si titullar në të dyja ndeshjet, gjë e cila më kënaq dhe më jep forcë që të bëj më mirë. Edhe me skuadrën e AEK jam realisht shumë i kënaqur. Kam bërë paraqitje shumë të mira, për të cilat edhe vetë ndihem krenar, pasi jam ende i vogël në moshë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ftesa nga Kombëtarja normalisht që është diçka e veçantë dhe që më ka gëzuar jashtë mase shumë. Sa i përket debutimit, ka qenë realisht diçka të cilën nuk e përshkruaj dot me fjalë, që nga momenti kur kemi hyrë në fushë për të kënduar himnin, e deri në momentin kur kam dalë nga fusha. Çdo sekondë ia ka vlejtur dhe ka qenë i mbushur me emocione.

Jo se jam pjesë e ekipit, por vërtetë kemi një skuadër të mirë, e cila besoj në pak vite do jetë shumë më lart se tani. Problemi i vetëm që ndoshta kemi, është se shumë prej nesh luajmë në kampionate të ndryshme dhe kemi strategji loje të ndryshme, por për këtë mendon profesor Albani, i cili na lehtëson punën dhe arrin të na përshtatë me njëri-tjetrin në fushë. Ne kemi dëshirën dhe pasionin për të luajtur, ndërsa trajneri përveç këtyre, mendon edhe mënyrat e ndryshme se si të luajmë dhe fitojmë.

E ardhmja? Nëse do ta përmblidhja me një fjalë, padyshim që synimi im për të ardhmen, është dhe do të vazhdojë të jetë futbolli. Dua të përkushtohem maksimalisht në futboll dhe të eci sa më lart.

Idhujt? Këtu do të përmend dy lojtarë, pasi, për pozicionin që unë kam në fushë, shoh si shembull dhe kam idhull, Marcelon e Real Madrid. Ndërsa lojtari im i preferuar, padyshim Lionel Messi”, deklaroi talenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?