Marku i papërmbajtshëm, hedh në tokë rivalin për 1 minutë e 50 sekonda (VIDEO)

Florian Marku ka fituar me një lehtësi të frikshme duelin ndaj Muma Mqeemba. Boksieri shqiptar e nisi mjaft mirë duelin.

Marku e hodhi dy herë në tapet brenda raundit, por kundërshtari i tij e vazhdoi dyluftimin. Shqiptari nuk u ndal dhe e rrëzoi për herë të tretë me një goditje të fortë në fytyrë. Markut i mjaftuan vetëm 1 minutë e 50 sekonda për të mbyllur sfidën.

Gjyqtari ndaloi menjëherë ndeshjen, pasi kundërshtarin nuk po e mbanin më këmbët. Marku vazhdon rekordin e tij të pathyeshmërisë dhe merr fitoren e 7 në 7 ndeshje të duele në ring.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?