FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Marseja kthehet në mallkim për PSG-n, Mbape rrezikon sfidën me Realin

PSG luajti mbrëmë ndeshjen e dytë brenda katër ditëve ndaj Olimpik Marsejës, këtë herë në Kupën e Francës. Pas Nejmar, është edhe Mbape që ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që i siguroi kalimin në gjysmëfinale.

Në pushimin e pjesës së parë, trajneri Unai Emeri e uli në stol sulmuesin 19-vjeçar pas një goditjeje që mori në këmbë. Mediat franceze shkruajnë se dëmtimi nuk është serioz, teksa ai mendoi që ta ulte në stol talentin për të mos rrezikuar më shumë.

Mbape ka qenë në formë të shkëlqyer në këtë sezon me parisienët, duke shënuar 16 gola e dhënë 11 asiste, për të treguar se është një nga talentet më premtues të futbollit botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?