Martini: Apolonia ekip i rrezikshëm, por mund të mposhtim çdo kundërshtarë!
Humbja ndaj Laçit la një shije të hidhur te Teuta por shpresat për titull edhe pas asaj disfate ende nuk janë shuar. Edi Martini ka bindjen se skuadra e tij do ta lërë pas atë disfatë dhe këtë të shtunë do të rikthehet te suksesi duke filluar që nga ndeshja ndaj Apolonisë.
“I kemi parasysh gabimet e bëra ndaj Laçit. Jemi munduar t’i riparojmë gjatë javës, normalisht që secili gjatë analizës sheh gabimet e veta, jemi munduar dhe besoj se do i rregullojmë. Ndaj Apolonisë pres të marrim fitoren, që është e domosdoshme dhe nuk duhet të diskutohet. Kemi përballë Apoloninë, që ka bërë mirë javët e fundit, por për ne është e rëndësishme të fitojmë.
E kam thënë edhe më përpara dhe për të disatën herë. Tani nuk ka ndeshje në shtëpi dhe jashtë. Fushat janë asnjëanëse, pa tifozë, nuk ka ndikim se në cilën fushë luan. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Rivalët? Unë nuk bëj fare llogari sepse na kanë kushtuar dhe kemi gabuar. Do shohim të ndeshjet tona dhe kemi kohë më pas për të parë kundërshtarët. Drejtuesit? Të gjithë jemi një. Jemi bashkë edhe kur jemi mirë, edhe kur jemi keq.
Edhe ata kanë kërkesat e tyre sepse jemi ndërtuar për të qenë të parët këtë vit. Vllaznia është skuadra, që ka dalë nga pritshmëritë sepse jemi aty aty me të gjithë rivalët e tjerë. Në përgjithësi jemi mirë.”, u shpreh Martini.
KOHA JONË SONDAZH

