FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martini: Na mungojnë 10 pikë për faj të arbitrave!

Teuta e nisi sezonin me synimin për të shkuar te titulli kampion, por 11 javët e para ka grumbulluar vetëm 17 pikë dhe është 8 pikë larg kreut, pasi ka regjistruar vetëm 3 fitore dhe 8 barazime.

Nesër durrsakët do të përballen me Kukësin në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa trajneri Edi Martini doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ndër të tjera theksoi se skuadra është penalizuar edhe nga gabimet e arbitrave.

“Më vjen keq për pikët, më vjen keq edhe për djemtë që japin maksimumin dhe janë të përkushtuar në stërvitje dhe ndeshje. Më vjen keq për pikët dhe mënyrën se si i lëmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fushat janë asnjanëse, pasi nuk ka tifozë. Po luajmë në fusha neutrale praktikisht, por i kërkojmë fitoret me ngulm dhe ndoshta bëhemi pak nervozë. Pa harruar, sikurse e kam thënë më parë, ne na kanë mohuar penallti të pastra. Që kur ka nisur kampionati kemi pasur pretendimet tona. Kur bëhen disa herë gabime, shtohet edhe ngërçi psikologjik, dhe lihen pikët. Ata kanë bërë gabime, nuk them se janë të qëllimshme, dhe ne na mungojnë 10 pikë, me të cilat do të ishim të parët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne hyjmë në fushë për të fituar, kundër çdo kundërshtari. Kërkojmë të luajmë lojën tonë, nuk luajmë në varësi të kundërshtarit. Në çdo ndeshje kemi pasur ritëm më të lartë, kemi bërë ndeshje më të mirë se kundërshtarit. Fitorja është ajo që në kënaq.

Sa i takon merkatos, nuk mendoj se do të ketë ndryshime. Kemi lojtarë në çdo pozicion, grupi është mjaft i mirë. Them se jemi të kompletuar”, deklaroi Martini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?