FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maskerano largohet mes lotësh: Erdha për të realizuar një ëndërr, tani mbaroi!

Javier Maskerano është përshëndetur për herë të fundit me shokët e tij të Barcelonës. Mbrojtësi argjentinas ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilin ishin të pranishëm të gjithë futbollistët dhe drejtuesit, teksa nuk ka mundur që t’i mbajë lotët. “”Kam ardhur për të përmbushur një ëndërr dhe tani është koha për t’u zgjuar. Ëndrra zgjati më shumë se kurrë që do të kisha menduar, por ajo mbaroi”, ka thënë ai i përlotur.

Maskerano i dha lamtumirën katalanasve pas 7 vitesh e gjysmë të shpenzuara në “Camp Nou”. 33-vjeçari numëron 334 prezenca me fanellën e Barcelonës me të cilën ka arritur të fitojë katër tituj kampionë në La Liga katër Kupa Mbreti tre Superkupa të Spanjës gjithashtu numëron dhe dy tituj të Champions Leagues si dhe dy Superkupa të Uefas dhe dy Botërore Klubesh.

Karriera e tij tashmë do të vijojë në Kinë ku do të nisë aventurën e re më 26 janar te Hebei China Fortune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?