FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Matematika/ Skenari i vetëm “i çmendur” që mund të kualifikojë Shqipërinë për në ‘Rusi 2018’

Kombëtarja jonë mori një pikë të vlefshme në Maqedoni, ndërsa Italia fiton në shtëpi me Izraelin. Rezultate këto që shuajnë ëndrrën e kuqezinjve për të shkuar në Rusi 2018, megjithatë ka ende një fije shprese.

Ekziston një skenar i “çmendur” që mund të çojë Shqipërinë në kampionatin Botëror, skenar që në këtë pikë nuk varet vetëm nga ajo që do tregojë Kombëtarja, por edhe nga fati, apo e thënë më mirë, nga kundërshtarët e grupit G. Spanja është matematikisht e kualifikuar. E dyta në grup renditet Italia me 19 pikë, ndërsa e treta Shqipëria me 13 pikë. Renditja është e tillë kur mbeten vetëm dy ndeshje për tu luajtur. Që Shqipëria të arrijë kualifikimin, matematikisht, nevojitet që Italia të humbë në ndeshjet e radhës me Maqedoninë dhe me Shqipërinë. Ndërsa Kombëtarja Kuqezi nevojitet që të fitojnë transfertën e vështirë me Spanjën dhe më pas të mposhtë në shtëpi Italinë me një rezultat më të thellë se 2-0. Skenar që tingëllon i çmendur!

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?