Mavraj: 11 kapitenë në fushë e bëjnë ekipin më të mirë, të shmangim gabimet

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj ka folur në prag të ndeshjes ndaj Skocisë, një duel që do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi”.

Panucci e ka cilësuar kombëtaren memece, ju çfarë mendimi keni?

Përgjegjësia është te lojtarët në fushë. Është një lojë komunikimi, dhe e kemi për detyrë të bisedojmë. Goli i parë në Izrael, misteri ka të drejtë, sepse nuk u treguam të aftë. Kjo cilësi na ka kushtuar fitoren në lojën e fundit. E dimë që duhet ta përmirësojmë këtë pjesë. Nëse e rregullojmë, kemi gjasa të fitojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si evitohen golat e thjeshtë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e vështirë për të treguar një recetë. Si kolektiv duhet të mundohemi të rrallojmë gabimet, na kushtojnë shumë pikë. Nuk kemi pasur fat për të mbrojtur edhe pak më mirë. Besoj se në të kaluar kemi kaluar vlera në mbrojtje, me një paraqitje individuale, mund t’ia dalim.

Keni bërë stërvitje për goditjet standarde?

Po, jemi ushtruar në goditje standarde. Aty duhet një vëmendje e jashtëzakonshme. E pëson nëse nuk ke vëmendje. Në ndeshjet e rëndësishme, këto goditje kanë fituar shumë vlerë. Më shumë është mentaliteti, se sa stërvitja. Gjithsesi, jemi stërvitur.

Jeni kapiteni, duhet të flisni me lojtarët. Çfarë do shohim ndryshe në ndeshjen me Skocinë?

E kemi thënë, janë detyra të kapitenit. Kur je në 40 mijë shikues, është e vështirë. Duhet përqendrim, për të mbrojtur portën, pavarësisht se ke Mërgimin apo Ramosin në mbrojtje. 11 ushtarë, 11 kapitenë në fushë e bëjnë ekipin të mirë. Nuk mund të them çfarë përcjell tani te shokët, varet nga situata. Portieri flet në goditje standarde, janë shumë. Po fole, nuk garanton që nuk pëson gol. Janë shumë faktorë. Nuk garantohet asnjëherë që të mos pësojmë, nuk ta garanton fitoren. Duhet të mbrojmë portën, por duhet edhe me shumë dëshirë të sulmojmë. Sa më shumë bashkëpunojmë, aq më shumë rriten shanset.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?