Mavraj: I kam kërkuar falje ekipit, nesër do të luajmë për trajnerin
Kapiteni i kombëtares sonë, Mërgim Mavraj ka folur në konferencën për shtyp para miqësores ndaj Uellsit. Fillimisht ai ka folur për kartonin e kuq që influencoi në humbjen 0-4 ndaj Skocisë.
“I kam kërkuar falje publike të gjithëve për kartonin e kuq. Tani duhet të bëjmë kthesën në miqësoren me Uellsin. Futbolli nuk është vendi i duhur për të treguar trimëri, të marrësh gjithë përgjegjësitë. Në futboll tregohet në fushë, unë kam thënë gjithmonë që trajneri e ka mbështetjen tonë, jemi me të. Ndoshta, nesër do të luajmë edhe për trajnerin tonë. Përkrahjen tonë e ka.
Kur dalim në fushë nuk është se nuk e përkrahim trajnerin, nuk luajmë as kundër e as për inat, as nuk gabojmë. Këto janë gjëra që janë pjesë e futbollit dhe nuk ka lidhje pse trajneri u largua, erdhi, ngeli. Ne mundohemi, nuk është se nuk mundohemi, ajo që ndodhi ishte ndoshta nga mbingarkimi, kishim dëshirë të madhe për të fituar, nuk mendoj se kemi luajtur kundër trajnerit apo nuk kemi bërë çfarë ka thënë trajneri
Mënyra e lojës ka ndryshuar komplet, siç kemi luajtur është nata me ditën. Nuk ka më mirë apo më keq, nuk na takon të vlerësojmë, kemi bërë ndryshim, kemi qarkulluar më shumë topin. Ka hapësira për kundërshtarin, jemi duke u fokusuar në një repart por është mënyra e lojës që ka ndryshuar. Kur bën presing, krijon hapësira dhe nuk na ndodh vetëm ne”, u shpreh Mavraj.
KOHA JONË SONDAZH

