Mavraj i “pakalueshëm”, fiton Hamburgu, Hertha “fundos” Kolnin

Si rrallëherë Bundesliga ditën e diel rezervoi dy përballje të shkallëve të fundit të klasifikimit, sidoqoftë nga kalendari përfitoi në maksimum ekipi i Hamburgut që siguroi fitoren e dytë radhazi në shtëpi, duke lëvizur më në fund nga pjesa e ftohtë e tabelës. Në Volksparkstadion përpara 46.000 spektatorëve vendasit kaluan shpejt në avantazh, madje pa u sforcuar aspak vetë, sepse krosimin e Douglas Santos pas depërtimit të shpejtë të mbrojtësit brazilian nga e majta e devijoi në minutën 6 në portën e Hoffenheimit vetë qendërmbrojtësi i klubit nga Sinshaimi Kevin Akpoguma.

Miqtë që kishin fituar vetëm 1 nga 6 ndeshjet e fundit në kampionat shtuan përpjekjet për të barazuar, megjithatë ekipi i Hamburgut rezistoi shkëlqyeshëm, madje dyfishoi rezultatin çerek ore përpara fundit. Merita i takon padyshim lojtarit më të mirë të ndeshjes sulmuesit serb Filip Kostic që mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi nga afërsisht 30 metra. Portieri Oliver Baumann duke menduar distancën e largët nënvlerësoi ndjeshëm situatën dhe nuk rreshtoi fare barrikadë përpara vetes e kështu “veriorët” shënuan edhe golin e sigurisë. Në fund kishte lavdi gjithashtu edhe për Gideon Jung, që dy minuta para fundit vulosi rezultatin 3-0, pas topit të vështirë të kthyer me kokë drejt qendrës nga Diekmeier. Për skuadrën e Markus Gisdol që në të kaluarën ka drejtuar për dy sezone ekipin e Hoffenheimit njëri ndër lojtarët më të mirë të takimit ishte edhe mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi Mërgim Mavraj, që ishte si një digë në repartin e tërhequr të Hamburgut.

Nuk ka fund kriza e Kolnit që ende nuk ka regjistruar fitoren e parë në këtë sezon dhe pozicionohet e fundit me vetëm 2 pikë të grumbulluara. Në sfidën që mbylli javën e 13-të të Bundesligës, Kolni u mposht në shtëpi me rezultatin e pastër 0-2 nga Hertha Berlinit. Kryeqytetasit iu falën një dygolësh të sulmuesit boshnjak Vedad Ibisevic për tiu larguar sa më shumë fundit të renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?