Mavraj kërkon ndjesë publike pasi u skuq ndaj Skocisë

Mërgim Mavraj ishte padyshim protagonisti kryesor për keq në humbjen e kombëtare sonë ndaj Skocisë në shifrat 0-4. Kapitenin e “tradhtuan” nervat në minutën e 24-t duke reaguar keq ndaj kundërshtarit, veprim ky që u pasua me ndëshkimin e Mavrajt me karton të kuq, duke lënë Shqipërinë me 10 futbollistë.

Kapiteni ka pranuar gabimin ka konfirmuar ndjesën publike ndaj shqiptarëve, por ka kërkuar që të mos vënë në dyshim dashurinë dhe respektin e tij për ngjyrat kuqezi të Kombëtares Shqiptare.

Mesazhi i plotë i Mavrajt:

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë atëherë mund të na mposhtë kushdo.

Me respekt, Mërgim Mavraj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?