Mavraj: Luajtëm për fitore, ndaj Skocisë nuk treguam vlerat tona
Mërgim Mavraj ka qenë futbollisti i parë që ka reaguar pas fitores së Shqipërisë minimalisht 1-0 ndaj Uellsit. Mbrojtësi i kombëtares është shprehur se kjo fitore do t’i japë më shumë besim ekipit.
“Një fitore që e kanë pritur shumë pak. Ka qenë presion nga jashtë edhe nga brenda. Mënyra se si kemi luajtur sot është shumë e ngjashme me atë që na ka bërë të fortë në të kaluarën.
Pjesa e dytë më e mirë? Po normale që gjatë ndeshjes, kundërshtari të krijon vështirësi. Kishim dhe ne dhe ata raste. Duhet dhe pak fat në lojë. Nuk jemi dorëzuar dhe nuk ishim të kënaqur me barazim. Pas golit të parë kemi pasur raste për të shënuar prapë. Në fund jemi të gjithë të kënaqur.
Fitore që jep besim? Do të ikim nëpër skuadrat tona, me një ndjesi pozitive. Ka qenë një lojë miqësore, nuk duhet kushtuar shumë rëndësi. Lojën me Skocinë që ishte e rëndësishme nuk i treguam vlerat tona. Sot u kthyem në fazën tonë të fortë, edhe pse nuk mund të kemi bërë një lojë të bukur”, deklaroi Mavraj pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

