FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maxi Lopez: Wanda Nara më telefonon kur Icardi është në grumbullim

Sulmuesi i njohur argjentinas, Maxi Lopez ka dhënë një intervistë për të përditshmen sportive të Buenos Airesit, “Ole”, ku ka folur për marrëdhëniet me ish gruan e tij, Wanda Narën. Aktualisht pjesë e skuadrës braziliane të Vasco De Gamës, Lopez, i cili ka edhe 3 fëmijë me bashkëshorten aktuale të Mauro Icardit, ka zbuluar një sërë prapaskenash.

“Ajo është e martuar dhe nuk më intereson aspak se çfarë bën, por më vjen keq për faktin që nuk di të jetë një nënë e mirë. Më telefonon kur burri i saj është në grumbullim, por unë nuk bie në lojën e saj të poshtër. Dua vetëm të takoj fëmijët e mi dhe që ata të rriten në mënyrën e duhur.

Me Icardin jam takuar vetëm në fushën e lojës gjatë viteve të fundit. Në vitin 2016, kur isha te Torino, folëm pak dhe në mënyrë koncize, por nuk dua të tregoj se çfarë thamë, sepse më pas menaxherja e tij do të më ndalte takimet me fëmijët e mi”, deklaroi Maxi Lopez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?