Mbappe një hap larg Realit, ja lëvizja e fundit që konfirmon transferimin
Kylian Mbappe është gjithnjë e më pranë Real Madridit. Prova e fundit, sipas raporteve të Deportes Quatro, vjen nga nga dyqanet zyrtare të PSG-së. Nuk është më e mundur të blesh më fanellën e xhevahirit të ri të klubit, apo të shkruhet në shpinë emri i Mbappe, i cili tashmë duket se ka rënë në të kaluarën e klubit parizian.
Vendimi për të mos rinovuar, pavarësisht një oferte më shumë se të konsiderueshme, nuk është pritur mirë nga shoqëria. Përplasja Mbappe-Real, e cila po vazhdon prej më shumë se një viti, duket se ka arritur në fazën përfundimtare.
Në orët e fundit, jepet pothuajse sigurt kalimi në klubin e Florentino Perez dhe pamundësia për të blerë fanellën e lojtarit është vetëm një dëshmi e fundit për të ardhmen e futbollisti francez.
KOHA JONË SONDAZH

