Mbrëmje verdiktesh në Seria A, Milan dhe Juventus në luftë për një vend në Champions

Mbrëmja finale e Serie A pritet të sjellë emocione të forta, me gjithçka ende të hapur si në garën për një vend në Champions League 2026/2027, ashtu edhe në betejën dramatike për mbijetesë.

Në fokus janë dy vendet e fundit që çojnë në elitën europiane. Milan dhe  Roma kanë fatin në duart e tyre dhe nuk mund të gabojnë në javën e fundit. Kuqezinjtë do të përballen me Cagliarin në stadiumin San Siro, ndërsa verdhekuqtë do të luajnë në transfertë ndaj Hellas Verona në Stadio Marcantonio Bentegodi.

Pas tyre qëndrojnë në pritje Juventus dhe Como, gati të përfitojnë nga çdo hap fals i rivalëve. Bardhezinjtë vijnë pas një jave të trazuar, të shoqëruar me zëra dhe paqartësi në nivel drejtues, ndërsa i pret një derbi i ndezur ndaj Torinos. Trajneri Luciano Spalletti pritet të përballet me mungesën e Kenan Yıldız dhe ndoshta edhe të Dušan Vlahović. Për Juventusin, objektivi është i qartë: fitore dhe shpresë për një gabim të rivalëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, sfida e Comos lidhet ngushtë me luftën për mbijetesë. Cremonese dhe Lecce mbeten ende në garë për të shmangur rënien nga kategoria, me Leccen që ka një pikë avantazh vetëm 90 minuta nga fundi i sezonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadra e drejtuar nga Marco Giampaolo do të ketë vetëm një objektiv përballë Comos: fitoren, përpara tifozëve të vet. Ndërkohë, Lecce pret në shtëpi Genoa-n, ekip i shpëtuar tashmë, i drejtuar nga Daniele De Rossi.

Në rast se Cremonese dhe Lecce e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta, rregullorja parashikon një ndeshje “play-off” për të përcaktuar skuadrën që do të mbijetojë në Serie A.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?