“Mbretërit e Europës”, përfitimet e klubeve kampione në Europë
Të fitosh titullin kampion, do të thotë edhe më shumë të ardhura për skuadrat e mëdha në Europë. Në një raport të fundit të publikuar nga KPMG Football Benchmark, bëhet edhe dallimi i skuadrave kampione në liga të ndryshme. Reali është në krye të renditjes së të ardhurave operative, me 671 milionë euro në total. “Galaktikët” pjesën më të madhe të përfitimeve e kanë nga aktivitet komerciale 42 për qind, 37 nga të drejtat televizive, ndërkohë që 21 për qind nga stadiumi.
Pas skuadrës spanjolle vjen Bajerni me 588 milionë euro përfitime, ku pjesën dërrmuese 58 për qind e zënë aktivitetet komerciale, ndërkohë që pjesa tjerr nga të drejtat televizive dhe stadiumi. Çelsi mban vendin e tretë me 420 milionë euro, ku pjesën më të madhe e ka nga të drejtat televizive 45 për qind, ndërkohë që 37 për qind e zënë aktivitet komerciale.
Juventusi mban vendin e katërt me 412 milionë euro, ku pjesa më e madhe, 57 për qind vjen nga të drejtat televizive, 29 nga aktivitet komerciale, dhe 14 nga stadiumi. Bazeli është skuadra me më pak përfitime, 62 milionë euro, teksa 47 për qind vjen nga të ardhurat nga stadiumi. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

