“Mbreti i Triestes”, shqiptari që është shpallur 4 herë kampion i Mauy Thai në Itali

Ervis Bici njihet si ‘Mbret i Triestes” në Itali, pseudonimin të cilin ia kanë vendosur vetë italianët.

Ai ka emigruar në Itali në vitin 1997 me gomone ndërsa sot është kampion i sportit tajlandez ‘Muay Thai’.

I ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ transmetuar në Ora News, Bici tregoi sesi arriti që të shpallet katër herë Kampion Italie në Mauy Thai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e ka nisur këtë sport në një ndeshje në rrugë në Brescia shumë rastësisht për tu bërë sot kampion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ervis Bici: “Jam marrë gjithmonë me sport. Kam bërë palestër, fitness dhe not. Vetëm 3 vite kam filluar sportin Mauy Thai duke parë video. Një shoku im shumë rastësisht më tha që po zhvillohej një ndeshje në rrugë. Shkova së bashku em bashkëshorten. 

Ishte një italian që po i mundte të gjithë dhe bashkëshortja ime më tha që të futesha në ndeshja dhe ta mundja. Vesha dorezat, isha pak nervoz dhe futem pa i pyetur në kafaz. Por më thanë që duhet të ndeshesha me dikë tjetër. Mund të parin dhe erdhi rradha për të mundur ‘gangsterin’. 

Ishte shumë i fortë. Në raundin e parë më thyen kockën e fytyrës me gju. E ndjej që mora goditje të fortë, por e sulmova dhe ai bie në gjendje të fikti në tokë. Fitova por të dy përfunduam në spital.”

Emigranti shqiptar që në ndeshjen e parë amatore që ka zhvilluar është shpallur kampion dhe më pas është ndeshur si profesionist.

Ervis Bici: “Kisha shumë emocione. Jam ndeshur me një francez, kishte më shumë eksperiencë se unë dhe arrita të fitoja. Mbas kësaj ndeshje më kanë thirrur për tituj në Itali.”

Titullin e parë kampioni i Mauy Thai e ka fituar në Como. Bici është shpallur 4 herë kampion i Mauy Thai në Itali në peshën 75 kg.

Ervis Bici: “Jam shpallur 4 herë kamion Itali në sportin Mauy Thai”

Në datën 9 dhjetor 2017 Bici fitoi titullin kampion në Trieste ku u shpall edhe ‘Mbret i Triestes’.

Fitoren ia ka dedikuar nje djaloshi italian i cili për shkak të një aksidenti me motor nuk ecën dot më.

Ervis Bici: “Ndërsa po bëja masazh. Ai vjen me karrocë dhe më tregon se kishte bërë aksident me motor. Gati 1.5 km është zvarritur në rrugë për të kërkuar ndihmë. Po e dëgjoja por nuk i flisja që të mos emocionohesha pasi jam shumë i ndjeshëm. Kur futem në ring shkoj e përshëndes dhe i dalin lot sepse edhe ai ishte i emocionuar. I them që këtë ndeshje ta dedikoj ty dhe i dhurova dorezat e ndeshjes.”

Ervis Bici në çdo ndeshje ngre lart flamurin shqiptar dhe thotë se do e bëjë këtë gjë kudo që të shkojë.

Ervis Bici: “Flamurin shqiptar do ta ngrej kudo që të shkoj, edhe nëse fitoj edhe nëse humb.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?