Mbrojtësi i Skocisë elozhe për Grezdën: Ishte i vështirë për t’u kontrolluar!

Eros Grezda është drejt arritjes së formës së tij më të mirë. Pas dopietës me skuadrën e Rangersit, sulmuesi i kombëtares sonë bëri një prezantim shumë të mirë në humbjen 0-4 ndaj Skocisë. Konfirmimi ka ardhur edhe nga mbrojtësi i Cardiffit, Callum Peterson, i cili ka treguar vështirësit që hasi me lojtarin e Shqipërisë.

“Kisha një kohë të gjatë, që nuk luaja në të djathtë të mbrojtjes. Nuk është pozicioni im i preferuar, por ju e dini se jap më të mirën, kudo që më vendos trajneri. Grezda ishte i vështirë për t’u kontrolluar, më krijoi probleme. Duhej të kujdesesha për pozicionin, por nuk bëra mirë, sidomos në 15-20 minutat e para të lojës.

Jam i lumtur të bëj punën time, aty ku më kërkon trajneri. Por, nëse e shoh këtë ndeshje edhe një herë, nuk jam i kënaqur me atë që kam dhënë. Nuk ishte ndeshje e mirë. Bëra shumë faulle, mora një karton të verdhë, që në fillim. Isha i lumtur që pjesa tjetër e skuadrës bëri mirë edhe për mua”, u shpreh mbrojtësi për “The Scottish Sun”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?