Mbrojtja e Milanit në “gjumë”, Interi shënon 2 gola për 3 minuta (VIDEO)

Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë gjysmëfinalen e parë të Championsit ndaj Milanit, duke shënuar dy gola për tri minuta. Në minutën e 8-të, pas një goditje nga këndi, Edin Dzeko me një veprim shumë të bukur në zonë ndaj Calabrias arrin ta dërgojë topin në trekëndëshin e portës së Maignan.

3 minuta më pas, Mkhytarian përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Milanit duke realizuar golin e dytë përballë portierit francez, i cili sërish nuk kishte mundësi reagimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?