FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbron referendumin e Katalunjës, lumë ofendimesh për Pique në stërvitjen e kombëtares spanjolle (VIDEO)

Pas deklaratave të mbrojtësit katalanas Gerard Pique se mund ta linte kombëtaren spanjolle, gjërat mes tij dhe tifozerisë së “La Roja-s” janë përkeqësuar. Pas referendumit të zhvilluar për pavarësinë e Katalonjës. Edhe atmosfera brenda kombëtares spanjolle nuk është aspak e qetë.

Veçanërisht rreth Gerard Pique, njeriu simbol i krenarisë katalanase dhe gjithmonë aktiv në lidhje me këtë temë. Në momentin e futjes së tij në fushë për stërvitjen e “La Roja”-s, mbrojtësi i Barcelona-s është pritur me një lum vërshëllimash dhe fyerjesh nga tifozët e pranishëm.

Vetë lojtari është shprehur i gatshëm të largohet nga kombëtarja para Kupës së Botës që do të luhet në Rusi, nëse prania e tij do të ishte një problem për kombëtaren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?