‘Mbushet kupa’, shkarkohet Montella? Milani gati trajnerin e ri

Pas rezultateve të dobëta, Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga detyra.

Milan nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Serie A, edhe pse klubi ka blerë përforcimi mbi 200 milionë euro, shkruan “Football-Italia”.

Sipas mediave italiane, “Rossonerët” janë duke menduar të bëjë ndryshime në stafin teknik pas dy humbjeve në gjashtë javët e para në sezonin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat italiane raportojnë se kandidat kryesor për ta zëvendësuar Vincenzo Montellan, i cili rrezikon të shkarkohet nga detyra, është ish-trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu të tjerë kandidatë janë Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte që në verën e ardhshme të dy do të largohen nga klubet aktuale.

Kujtojmë që ditën e djeshme trajneri i Chelseas, Conte ka pranuar se i mungon Italia dhe premtoi se do të kthehet shumë shpejt në Serie A.

Përveç këtyre, Walter Mazzarri dhe Thomas Tuchel janë përmendur si alternativa të “Rossonerëve”.

/ SYRI.net /

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?