Mbyllet kampionati në Ukrainë, nuk ka asnjë fitues të titullit

Tashmë është zyrtarizuar ndalimi përfundimtar i kampionatit ukrainas të futbollit, i pezulluar që nga 24 shkurti për shkak të sulmit pushtues të Rusisë ndaj Ukrainës. Liga vendase e futbollit ka njoftuar se të gjitha skuadrat e Premier League kanë mbështetur propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22.

Renditja përfundimtare është ajo para pushtimi rus, me Shakhtarin dy pikë përpara Dynamo Kiev. Titulli, megjithatë, nuk do të dorëzohet. Klasifikimi përfundimtar nuk cakton titullin, por shërben për klasifikimin e Kupave të Europës së radhës.

Shakhtar dhe Dinamo e Kievit, kështu, do të mund të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të ardhshëm, edhe pse do të jetë e vështirë që ndeshjet të luhen në Ukrainë për shkak se lufta ende vijon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?