FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbyllet merkato, dështojnë transferimet e bujshme të ditës së fundit

Philippe Coutinho nuk do të shkojë te Barcelona, të paktën deri në muajin janar dhe tani do t’i duhet të rikthehet në ‘Anfield Road’ dhe të rifitojë besimin e trajnerit dhe shokëve të ekipit.

Transferimi i tij te katalanasit nuk ndodhi sepse Liverpool refuzoi të gjitha ofertat e bëra nga drejtuesit e klubit spanjoll, të cilët shikonin te Coutinho zëvendësuesin ideal të patriotit të tij Neymar.

Alexis Sanchez ishte vetëm një firmë larg bashkimit me Pep Guardiolën te Manchester City, por në fund, Arsenal vendosi të ndalojë këtë transferim, me arsyetimin se nuk kishte kohë mjaftueshëm për të afruar Thomas Lemar nga Monako, si zëvendësues të kilianit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sanchez nuk ka aspak marrëdhënie të mira me Arsen Wenger dhe kërkoi me çdo kusht transferimin në Manchester, por pa sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Liverpool nga ana tjetër, nuk arriti të transferojë në kohë mbrojtësin holandez të Southampton, ëirgil Van Dijk, të cilin trajneri Klopp e kërkoi me ngulm.

Kështu, në ditën e fundit të merkatos, pavarsisht pritshmërive të mëdha, nuk ndodhi asnjë nga transferimet e bujshme, të parashikuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?