McGregor pëson humbjen e parë me KO ndaj amerikanit Poirier (VIDEO)

Amerikani Dustin Poirier mundi në dy raunde Connor McGregor në një ndeshje në UFC, duke marrë hak për humbjen e shkaktuar nga irlandezi në vitin 2014.

Poirier tani ka mundësinë të garojë për titullin kampion në peshat e lehta, të humbur kundër Khabib Nurmagomedov në shtator 2019.

McGregor, i cili pretendonte të fitonte për të sfiduar sërish rusin Nurmagomedov, pësoi humbjen e parë në karrierë me KO. Megjithatë tha se do të ringrihej dhe do të rikthehej më i fortë pas kësaj humbjeje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?