“Më fut në formacion, ose do të vras”, futbollisti kërcënon trajnerin në Argjentinë
Një incident i rëndë ka ndodhur në Argjentinë, pasi një futbollist ka kërcënuar trajnerin sepse nuk e ka futur në fushën e lojës. Autori i këtij gjesti është 27-vjeçari Sezar Pagani, mesfushor i Eskuela Presidente Roka, ekip i kategorisë së tretë argjentinase.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, kur në përfundim të seancës stërvitore, Pagani me armën në brez i është afruar trajnerit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën duke kërkuar me këmbëngulje një vend në formacion në ndeshjen e radhës. Tragjedia është shmangur falë ndërhyrjes së disa shokëve të ekipit.
Kjo ngjarja ka shkaktuar panik në këtë skuadër, teksa trajneri Kristian Neira ka dhënë menjëherë dorëheqjen. Në gjurmët e teknikut, edhe gjysma e skuadrës, e cila në shenjë solidariteti ka braktisur klubin. Pagani aktualisht është nën arrest, ndërkohë që Federata mund të marrë vendimin për përjashtimin përjetë nga aktivitetet e saj.
Presidenti i klubit, Emeterio Farias, ka komentuar ngjarjen si të turpshme: Mbi 45 vite që jam në krye të klubit ansjëherë nuk ka ndodhuyrnjë gjë e tillë. Në vendin e tij luajti një tjetër lojtar, të cilin e ka zgjedhur trajneri”.
/s3.amazonaws.com/arc-wordpress-client-uploads/infobae-wp/wp-content/uploads/2018/02/02122836/Escuela-Presidente-Roca-Cesar-Pagani-ingreso-a-la-practica-con-un-arma.jpg)
KOHA JONË SONDAZH

