“Më mirë punoj në një fermë, sesa të drejtoj Barcelonën”

Trajneri i Totenhemit, Mauricio Poketino është gati për të marrë drejtimin e Realit, por ai ka hedhur poshtë çdo mundësi që një ditë të vendoset në krye të Barcelonës, apo të Arsenalit. Strategu i njohur shihet si një prej kandidatëve për të zëvendësuar Zidane, i cili duket se është i destinuar për t’u larguar.

“Jam shumë i qartë. Kurrë nuk do të jem trajner i Barcelonës dhe Arsenalit, sepse jam i identifikuar me Totenhamin dhe Espanjol. Jam rritur në “Neëell’s Old Boys” dhe nuk do ta menaxhoj “Rosario Central”. Ky është vendimi im, sepse më mirë preferoj të punoj në fermën time në Argjentinë sesa në disa vende, por angazhimi im është shumë i madh në këtë klub.

Në futboll asnjëherë nuk i dihet se çfarë ndodh.  Nesër, presidenti i Totenham, Daniel Levi, mund të ketë një natë të keqe dhe të thotë: “Do t’ju shkarkoj Mauricio”. Dhe më pas mund të dukem si budalla, kur them se s’do punoj në këtë vend apo diku tjetër. Asnjëherë nuk i dihet të ardhmes ndaj dhe kjo është një situatë e paqëndrueshme”, u shpreh Poketino.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?