Më të mirët e sezonit në Champions League, nga Neuer te Lewandowski
Yjet e Bayernit ishin dominues në vlerësimet për futbollistët më të mirë në të gjitha repartet në sezonin e fundit në Champions League.
Sulmuesi më i mirë – Robert Lewanowski ishte padyshim pretendenti kryesor për të fituar “Topin e Artë” për sezonin që lamë pas, pas sukseseve të shumta të arritura, por për shkak se dhënia ë këtij çmimi u anulua, polaku e humbi mundësinë për ta fituar atë. Megjithatë pavarësisht se iu hoq mundësia për të fituar “Topin e Artë”, sulmuesi polak ka marrë një tjetër çmim. UEFA i ka dhënë sulmuesit të Bayernit vlerësimin si sulmuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve për edicionin e kaluar. Një çmim mëse i merituar për sulmuesin, i cili zhvilloi një super sezon me bavarezët vitin e kaluar.
Mesfushori më i mirë – Kevin De Bruyne është zgjedhur si mesfushori më i mirë për edicionin e kaluar në Ligën e Kampioneve. Edhe pse City u eliminua nga Lyon-i, kjo nuk ka ndikuar në vlerësimin për belgun. Ai ishte një nga më të spikaturit sezonin e kaluar duke dhuruar magji në repartin e mesfushës. De Bruyne ishte i vetmi që mori një çmim të tillë duke mos qenë lojtar i Bayernit dhe nuk ishte i pranishëm në Gjenevë.
Mbrojtësi më i mirë – Joshua Kimmich është zgjedhur si mbrojtësi më i mirë i edicionit të kaluar, duke fituar kështu çmimin nga UEFA. Një vlerësim i veçantë ky për gjermanin, i cili shkëlqeu me Bayernin deri në finale, e cila u mbyll me fitoren e bavarezëve.
Portieri më i mirë- Edhe në këtë repart fitues është një tjetër futbollist i Bayernit. Bëhet fjalë për portierin Manuel Neuer, i cili ka qenë shpëtimtar në shumë raste në sezonin e fundit.
Trajneri më i mirë – Hansi Flick
KOHA JONË SONDAZH

