FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Medalje e bronztë në botëror, Qerimaj: Nuk do marr asnjë lek

Vendi i katërt në Botërorin e Peshëngritjes së zhvilluar në Anhaim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk e ka ndaluar peshëngritësin shkodran Erkand Qerimaj që të shpërblehet me medaljen e bronztë, pasi shtangisti rumun i cili e përfundoi i 3-ti garën në stilin e shkëputjes rezultoi pozitiv ndaj substancave të ndaluara.

Kjo medalje e bronztë tashmë do të vijë në Shqipëri dhe në qafë do ta vendosë shkodrani Erkand Qerimaj. Federata Botërore e Peshëngritjes, gjatë kontrollit antidoping në Botërorin e fundit të zhvilluar në SHBA, deklaron se rumuni ka dalë pozitiv me “ephedrine”.

Ky është një lajm i mirë, i cili vjen në këtë moment të vështirë për peshëngritjen shqiptare të zhytur në zi pas atij skandali të dopingut me shtangisten Romela Begajn në Botëror. Kjo detyroi moralisht që të dorëhiqej presidenti Elez Gjoza, si dhe heqja e së drejtës për të organizuar “Europianin 2018”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një lidhje direkte për “News 24” Erkand Qerimaj u shpreh se ky ishte një lajm fantastik që më gëzon pa masë dhe më jep kurajë dhe përkushtim që unë të sjell medalje të tjera për Shqipërinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte një lajm mjaft i gëzueshëm, jo vetëm për mua, por për të gjithë shqiptarët. Dua të theksoj se pastërtia gjithmonë do të triumfojë mbi padrejtësinë. Gjatë gjithë karrierës sime jam munduar të paraqitem sa më realist në rezultatet e mija, të cilat të burojnë nga pastërtia dhe ndërgjegjja e zhvillimit të një gare. I treti në botë është lajm fantastik, por nuk marr asnjë lek.

Sa i përket rastit të Romela Begajt e cila rezultoi pozitive në testin antidoping, Qerimaj tha:

Ndiej keqardhje. Ky është një sport individual dhe gjithsecili përfaqëson vetveten.
Rasti i Romela Begaj nuk është i vetmi, por dhemb. Shumë sportistë mund të jenë demoralizuar por unë iu bëj thirrje që mos të demoralizoni, duhet të vazhdoni përpara. Jeta vazhdon!”- e mbyll bisedën peshëngritësi shkodran  Erkand Qerimaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?