Media italiane elozhe për Ramadanin, e krahasojnë me Gattuson dhe flet 6 gjuhë
“TuttomercattoWeb” ka shkruar së fundmi një artikull për Ylber Ramadanin pas transferimit te Lecce, duke e krahasuar dhe me Gennaro Gattuson.
Mesfushori shqiptar do të ketë për detyrë të zëvendësojë Morten Hjulmand, gjithnjë e më afër Sportingut të Lisbonës, por ai nuk mund të jetë “klon” i danezit.
Kushdo që e ka parë Ramadanin të luajë guxon ta krahasojë atë me Gennaro Gattuso. Ramadani është një futbollist që ka udhëtuar shumë. I lindur në Starnberg të Gjermanisë, ka prindër nga Kosova dhe është me kombësi shqiptare.
Përveçse ka luajtur në Kosovë dhe Shqipëri, ai më pas ka pasur aventura në ekipe në Danimarkë, Hungari dhe Skoci. Në fakt, Lecce e bleu nga Aberdeen për 1.2 milionë euro.
Ata që e kanë vlerësuar personalitetin e tij, jo vetëm si futbollist, duhet ta dinë që falë edhe universitetit ku është i regjistruar, flet saktë shqip, gjermanisht, anglisht, danisht, hungarisht dhe italisht.
Një aspekt që do të lehtësojë ambientimin e tij, që gjithsesi nuk do të ishte problem për ata që kanë aftësi përshtatjeje nga natyra.
KOHA JONË SONDAZH

