FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Media spanjolle e bindur: Messi braktis Barcelonën!

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona verën e ardhshme edhe pse Drejtori i klubit blugrana, Albert Soler, të shtunën ka siguruar tifozët se Lionel Messi do të vazhdojë kontratën me klubin katalanas.

Barcelona më herët ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Messin për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2021, por deri më tani ende nuk është hedhur e zeza mbi të bardhë.

“Kur klubi njoftoi për rinovimin e kontratës me Messin, ishte pas arritjes së marrëveshje nga të dyja palët. E vetmja gjë që ne po presim është të bëjmë aktin e protokollit”, ka deklaruar Soler.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, radioja spanjolle, “Onda Cero”, insiston se Lionel Messi nuk do ta nënshkruajë kontratën e re edhe pse paraprakisht ka një marrëveshje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas “Onda Cero”, verën e ardhshme, “pleshti” do të largohet nga Barcelona si lojtarë i lirë.

Messi aktualisht ka kontratë me Barcelonën deri në fundin e këtij sezoni. Më herët, është përfolur se Manchester City do të tentojë transferimin e argjentinasit gjatë verës së ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?