Mediat angleze zbulojnë foton sekrete të prezantimit të Sançez te Junajtid
Aleksis Sançez mund të quhet futbollisti më i ri i skuadrës së Mançester Junajtid. Futbollisti kilian ka pozuar për herë të parë me fanellën e “Djajve të Kuq”, teksa mediat kanë zbuluar edhe një nga fotot sekrete të prezantimit të tij.
29-vjeçari ka zbritur në fushën e “Old Traford” për të bërë “selfie” me fanellën e re. Kiliani është në pritje të zyrtarizimit, i cili pritet që të bëhet nga momenti në moment. Ai do të përfitojë 500 mijë paund në javë.
Sançez është pjesë e akordit me Mikitarjan, i cili do të transferohet te Arsenali. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

