FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat greke: Federata Shqiptare po shkakton probleme me Mavrajn

Mediat greke zbulojnë një çështje tjetër në kombëtaren tonë kuqezi, në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e nëntorit. Në qendër të vëmendjes është mbrojtësi Mërgim Mavraj, i cili luan në kampionatin grek me Aris të Selanikut.

“Federata Shqiptare e Futbollit po bllokon pjesëmarrjen e Mërgim Mavrajt në ndeshjen ndaj Apollon Smirnis, të hënën, në “Rizoupoli”. Me letrën e tyre, dërguar për klubin selanikas, shqiptarët po kërkojnë që Mavraj të mos lejohet të marrë pjesë në këtë ndeshje, sepse ekipi kombëtar shqiptar do të nisë grumbullimin këtë ditë, për sfidën e fundjavës së ardhshme me Skocinë.

Vetë Mavraj dëshiron të luajë dhe ta ndihmojë klubin e tij, por nëse e bën këtë, atëherë do të ndëshkohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Përkundrazi, nuk ka dyshime për Migjen Bashën, i cili është i pezulluar për ndeshjen me Skocinë dhe do të vihet në dispozicion të kombëtares shqiptare për miqësoren pas saj”, shkruan “makthes.gr”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?