Mediat greke: ”Hasi erdhi si kosovar dhe iku si shqiptar”
Mediat greke po tregohen tepër cinike me trajnerin shqiptar, Besnik Hasi, të sapo shkarkuar nga Olimpiakosi i Pireut. Ato që në embrion të afrimit deri sa larguan Hasin nuk merreshin me profesionalizmin, por me etninë e trajnerit
“Mbaroi Hasi,”-shkruanin me kënaqësi në tituj shumë media greke.
Një histoi e shkurtër, por e mbushur me shumë episode.
Në fakt vetë afrimi i Hasit te Olimpiakos ishte i çuditshëm, gati si një mish i huaj, duke ditur faktin që greket nuk mundet ta pranojnë kurrë që një shqiptar të stërvisë ekipin më të mirë në Greqi.
Kombësa ngatërronte herë pas here pankinën e kuqe.
“Savas Theodhoridhis kishte thënë se Hasi… e kishte futbollin në gjakun e tij! Tashmë kosovari largohet si një nga trajnerët e shumtë të tjerë të pafat nga historia e Olimpiakosit. Si shumë të tjerë”, – shkruan portali grek Sport GR.
“Besnik Hasi është një trajner shqiptar i lindur në Kosovë. Apo, jo? Ndoshta duhet një korrigjim. Le ta provojmë edhe kështu: Besnik Hasi është një trajner shqiptar që u bë kosovar që të mos sjellë politikë në Karaiskaqi dhe që nga e diela ai është bërë sërish shqiptar. Si shqiptar erdhi edhe si shqiptar iku”, vazhdon me një shkrim, që thekson se të gjithë u habitën kur atë e vendosën trajner, duke kujtuar edhe banderolat provokuese të tifozëve të Olimpiakosit: “Kosova është Serbi”.
KOHA JONË SONDAZH

