FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat ndërkombëtare: Humbja me Spanjën kthehet në asist, Shqipëria e Panuçit i afrohet Italisë (FOTO)

Më poshtë janë disa nga reagimet në mediat dhe portalet ndërkombëtare për fitoren e Shqipërisë përballë Lihtenshtejnit në kualifikueset e Botërorit 2018.

sportmediaset-470x476
“SportMediaset”: Shqipëria e Panuçit i afrohet Italisë. Humbja e Italisë në Spanjë kthehet në asist për Shqipërinë, kombëtarja e drejtuar nga Panuçi fiton 2-0 kundër Lihtenshtejnit dhe shkurton diferencën në klasifikim. Por i duhen 54 minuta për të kaluar në avantazh me Roshin.

tuttosport-470x344
“TuttoSport”: Kualifikueset e Botërorit 2018: Mirë Shqipëria e Panuçit. E drejtuar për herë të parë nga Kristian Panuçi, ajo kalon Lihtenshtejnin 2-0 falë golave të Roshit dhe Agollit në pjesën e dytë.
lequipe-470x504
“L’Equipe”: Shqipëria mundur Lihtenshtejnin në kualifikueset e Botërorit në Grupin ku dy vendet e para i “janë premtuar” Spanjës dhe Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

fifa1-470x251
FIFA: Dy fitore në dy për Shqipërinë ndaj Lihtenshtejnit. Skuadra e Panuçit vijon suksesin e fitores 3-0 në Izrael, me një sukses në shtëpi ndaj skuadrës së vogël të Lihtenshtejnit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?