FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat në qytetin e Bergamos i dalin në mbrojtje Berishës: Është siguri, nuk preket

Një gabim në ndeshjen e fundit ndaj Torinos bëri që portieri shqiptar të përfshihej në një sërë kritikash nga media të ndryshme në Itali. Mirëpo, portali më i madh informativ në qytetin e Bergamos i ka dalë në mbrojtje Etrit Berishës me një shkrim kushtuar paraqitjeve të tij dhe nevojave që ka Atalanta për vlerat që ai tregon në fushë.

“Në një kampionat nevojitet një sulmues që të shënojë 20 gola dhe një portier që të ofrojë siguri. Gasperini nuk e ka një të tillë bomber, por në portë ka një portier të gjatë 194 centimetra. Berisha ofron siguri në kuadrat, pavarësisht se ndaj Torinos duhet të kishte bërë më mirë në atë dalje.

Nuk duhet harruar as ajo që bëri në pjesën e parë kundër Obit dhe Ljajiç. Gjithashtu, ndaj Belotit në të dytën ruajti rezultatin. Në të mirë dhe të keqe, Berisha është siguri dhe i nevojshëm për Atalantën”, shkruhej për shqiptarin./panoramasport

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?