FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat spanjolle: Murinjo “aprovon” rikthimin e Ronaldos te Junajtid

Mançester Junajtid ka aktivizuar ‘planin e kthimit’ të Kristiano Ronaldos në “Old Trafford”, sipas La Sexta. Lajmi është konfirmuar sot, teksa sipas mediave iberike, Zhoze Murinjo është duke negociuar për rikthimin e tij, duke dhënë dritën e gjelbër për këtë operacion, i cili mund të mbyllet pozitivisht në merkaton e verës.

Junajtid sipas “La Sexta”, ka kryer një studim fizibiliteti teksa operacioni do të kishte një kosto shumë të lart. Klubi anglez ka parashikuar se ky veprim do të ketë një kosto totale prej rreth 400 milionë, nga të cilat 200 milionë euro do të shkojnë te Reali.

Kristiano ka fituar dy “Topa të Artë”, teksa pretendon që meritat e tij duhet të shpërblehen me një rritje që kompenson distancën e pagës që ekziston me lojtarë si Mesi ose Nejmar. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?