Mediat spanjolle: Nëse Conte merr drejtimin e Realit, Hazard mbetet tek Chelsea
Ardhja e mundshme e Antonio Contes në stolin drejtues të Real Madridit mund të ketë pasoja të paparashikuara në të ardhmen e klubit të bardhë. Italiani është një nga kandidatët potencialë për të zëvendësuar Julen Lopetegui si trajner i “Los Blancos”.
Futbollisti belg ka punuar dy vite nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte në klubin londinez, dy sezone në të cilat, siç kujton sot “Mirror”, marrëdhëniet mes tyre ishin të mira vitin e parë, kur fituan Premier League, por aspak të tilla në vitin e dytë, kur pati tensione mes lojtarëve dhe trajnerit italian në “Stamford Bridge”.
Hazard në këtë mënyrë nëse italiani do të shkojë në Spanjë, me shumë mundësi do ta refuzonte një kalim te madrilenët për shkak se ai nuk do të ishte i lumtur nën drejtimin e një trajneri me të cilin nuk ka arritur që të tregojë vlerat e tij.
KOHA JONË SONDAZH

