Mehmeti: Të jesh pjesë e Partizanit ka presion, duhet të ngrejmë nivelin e lojës

Në ditën e 76 vjetorit të skuadrës, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka dalë përpara kamerave në një konferencë për shtyp për të prezantuar sfidën ndaj Teutës.

“Është një ndjesi e veçantë sepse të imponon respekt kjo skuadër, përpos edhe faktit që skuadra do të futet te kompleksi për punë ditësh dhe kjo është diçka shumë e madhe për klubin. Ne e dimë se klubi ka vuajtur shumë për sa i përket kompleksit dhe me investimin e presidentit kemi arritur që klubi të inaugurojë kompleksin për punë ditësh.

Patjetër që po unë jam transparent për çdo gjë që ndodh në skuadër. Për sa i përket situatës së Liços nuk ka qenë asgjë e vërtetë dhe kaq e madhe sa është bërë. Liço është lojtar mjaft profesionist. Ishte një moment që nuk kishte marrë atletet dhe kishte ngatërruar grupin dhe unë e çova te grupit tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj se të gjitha skuadrat kanë mënyrën dhe filozofinë e tyre. Është një ndeshje që të dyja skuadrat duhet të tregojnë vazhdimësi me rezultate. E kemi vlerësuar në mënyrën e duhur skuadrën e Teutës dhe do të japim maksimumin. Do të kërkojmë që skuadra të ngrejë nivelin e lojës dhe të kërkojë rezultatin me ngulm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të jesh pjesë e Partizanit vazhdimisht duhet të jesh nën presion dhe duhet të japësh më të mirën se është një nga ekipet më elitare në futbollin shqiptar. Flas personalisht sepse presioni më pëlqen dhe më detyron të jap maksimumin dhe të kërkoj më shumë nga vetja. Këtë gjë përpiqem t’ia imponoj edhe lojtarëve të Partizanit që të japin maksimumin dhe të ndjejnë presionin dhe këtë gjë ta kthejnë në të mirë të entuziazmit të tyre”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?