Mema: Disa skuadra i fitojnë lehtësisht ndeshjet, shënohen gola të çuditshëm

Tirana rikthehet në fushë, pas pushimit në mesjavë për shkak të ndeshjes që ishte parashikuar ndaj Kamzës. Bardheblutë do të luajnë në transfertë ndaj Teutës, që gjithashtu po kalon një moment delikat në kampionat.  Trajneri Ardian Mema është shprehur se disa kundërshtarë i fitojnë lehtësisht disa ndeshje. I pyetur për deklaratën në fundin e ndeshjes ndaj Flamurtarit ku u shpreh se le të luajnë futboll provincat, Mema ka refuzuar të bëjë një koment.

“Përveç ndeshjen e kupës në Laç, ndeshjet tona kanë qenë të mira. Ndaj Flamurtarit na mungoi goli, por luajtëm mirë. U zhgënjyem shumë nga ajo ndeshje, e kemi diskutuar faktin që humbasim shumë raste, nuk mundet të gabojmë aq shumë para porte. Çdo ndeshje ka rëndësi të madhe, skuadra e di që fitorja na ngjit shumë lart. Është një moment ku duhet shumë kujdes, nuk duhet të bëjmë gabimet e ndeshjeve të fundit. Shanset për të fituar i kemi pasur, kjo më vjen keq.

Në disa ndeshje kundërshtarët i kanë fituar më lehtë sesa ne, edhe në ndeshje shumë të forta në letër. Është e çuditshme po të shohësh disa ndeshje, golat shënohen në mënyrë të çuditshme, por nuk dua që t’i jap alibi skuadrës. Në duhet të sillemi shumë mirë në fushë, të bëjmë detyrën vetë, pastaj të shohim ndeshjet e tjera. Do flas në një moment tjetër për atë deklaratë me provincat, nuk është momenti”, u shpreh Mema.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?