Mema përlotet: Nuk bëj pazare me Tiranën, ëndërroj titullin

Ardian Mema ka marrë një detyre mjaft të vështirë mbi supe, për të ringritur Tiranën nga kjo situatë e vështirë ku gjendet. Edhe pse mes shumë vështirësish, timonieri i bardhebluve po bën maksimumin e tij për të përmbushur pritshmëritë që drejtuesit dhe tifozët akne tek ai. Në një intervistë për “Supersport”, Mema flet pa doreza, duke treguar se në gjakun e tij rrjedh gjaku bardheblu dhe për këtë arsye është gati që të bëjmë gjithçka për këtë klub, pa i kushtuar rëndësi asnjë detaje.

Nuk kishte si të mos diskutohej dhe situata aktuale në kampin e 24-herë kampionëve, por mbi të gjitha tërheq vëmendje deklarata në lidhje me merkaton, me numrin një të stolit të Tiranës, që veçon se nuk preferon lojtarë skerco, ndërsa në anën tjetër tregon se i ka shprehur dëshirën presidenti Halili se do preferonte një lojtar të Kombëtares.

SITUATA– “Kemi kaluar çaste të vështira. Sërish jemi në një moment jo të favorshëm për ekipin. Fillim ika qenë shumë i vështirë dhe të them të drejtën e kisha menduar krejtësisht ndryshe. Gjeta një ekip me probleme të jashtëzakonshme. Megjithatë, ju futëm punës shumë shpejt pasi nuk kishim se çfarë të humbnim. Konstatova shumë gjëra që të paktën në filozofinë time nuk u përshtatshin. Ekipi nuk është se nuk u shpreh gjatë ndeshjeve në kampionat, por ato gabime që kisha konstatuar u reflektuan edhe gjatë ndeshjeve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

REZULTATET – Rezultate janë të pamjaftueshme, edhe pse unë po them që kanë ardhur duke rritur cilësinë e lojës, por edhe cilësitë e lojtarëve. Kemi qenë neve. Është dashur një përqendrim maksimal për pjesën kur ne kemi toleruar apo kem falur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

DORËHEQJA – “Kam analizuar veten time nëse kam bërë unë ndonjë gabim apo gjëra të kësaj natyre apo çfarë duhet të bëja më mirë. Në një moment thash se mos jam unë një njeri i pafat dhe nëse hymë pak te ana fetare mund te thosha se po marr mëkatet e të largohemi. Megjithatë ka qenë një këmbëngulje e klubit nga të gjithë njerëzit brenda klubit më kane folur dhe më kanë qëndruar pranë. Kjo ka qenë një nga arsyet e që dilema ime është shuar”.

KONTRATA ME TIRANËN – “Edhe kur kam ardhur nuk kam diskutuar shumë detaje. Nuk jam tip që flas për anën financiare. Për mua e para është puna dhe përmes punës vjen performanca. Nuk do të bëja kurrë Pazar me Tiranën të them të drejtën. Nuk e kam bërë as kur kam qenë futbollist. Gjithnjë kam pasur në kokën tim dhe një gjakun tim që të jap maksimumin për këtë klub. Them se është gjëja e fundit që mendoj në këtë klub. Nëse do të isha në një klub tjetër ndoshta do të diskutoja.

OBJEKTIVAT – “Brenda klubit ka njerëz që janë shumë optimistë, por unë jam trajner dhe mendoj të keqen para të mirës, si çdo trajner. Dua të jem me këmbë në tokë, për të kaluar nga zona e ftohtë dhe për t’u ngjitur sipër dhe të mendojmë për më tej. Brenda klubit ka njerëz optimist që flasin me mua edhe për objektiva më të mëdha, por nuk mund ta them me siguri se sa do të eci ky ekip”.

ËNDRRAT – “Tirana kampion, nuk kemi çfarë të themi tjetër. U emocionova për këtë pyetje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?