Memushaj shënon, por Pescara nuk arrin të fitojë: Meritonim të paktën barazim!
Mesfushori shqiptar i Pescaras, Ledian Memushaj, foli pas ndeshjes kundër Vicenza. Ai shënoi gol, por fitorja i takoi ekipit mik që e mbylli sfidën me rezultatin 2-3. Vlonjati foli për mediat italiane, duke u shprehur se humbja nuk ishte e merituar.
“Nuk ia dolëm, por barazimi do të kishte qenë rezultati më i drejtë. Mekanizmat nuk funksionuan në pjesën e parë, por është normale për shkak se me trajnerin e ri kemi punuar vetëm kohët e fundit.
Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe u munduam me çdo mënyrë të barazojmë. Tani kemi një seri ndeshjesh radhazi dhe jam i bindur që do t’i përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Le but de L. Memushaj avec le Pescara pic.twitter.com/F0nqH4qO95
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) December 12, 2020
KOHA JONË SONDAZH

