FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Menaxheri i Hysajt çuditet me Panuçin: Ndoshta ishte në emergjencë, Elsi është makinë lufte!

Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi, është çuditur paksa kur ka parë mbrojtësin në një rol të ri të caktuar nga trajneri Kristian Panuçi në Kombëtare për ndeshjen me Lihtenshtejnin. Në fillimin e sfidës, Hysaj luajti si një mbrojtës qendre i tretë, por filloi të jepte më mirë kontributin e tij kur u aktivizua si i djathtë i mirëfilltë.

“E pashë që Panuçi në Kombëtare e ka aktivizuar në qendër. Sipas meje Elsi ka eksperiencën taktike për të luajtur edhe aty, por është i përshtatur, roli i tij natyral është ai i mbrojtësit të djathtë. Ndoshta ka qenë emergjencë, apo një eksperiment taktik, por është djathtas aty ku arrin të bëjë gjërat më të mira”, tha Xhiufredi.

I pyetur nëse Hysaj do të ishte në gjendje të jepte maksimumin në fundjavë ndaj Bolonjës, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje radhazi me përfaqësuesen, Xhiufredi nuk kishte dyshime.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ai u kthye dje në Napoli, është gjithmonë gati, nuk ka nevojë për kohë riaftësimi, është një makinë lufte. Ka pak lojtarë në Europë me minutazhin që luan ai, ka një karakteristikë me të vërtetë për t’ia pasur zili që është qëndrueshmëria. Me pak fjalë është më shumë se gati për të filluar këtë cikël ndeshjesh të vështira”, tha menaxheri i futbollistit shqiptar të Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?