Mendje dhe këmbë të forta, sekretet e fluturimit të Milanit të Gatuzos
Mendje dhe këmbë të forta. Me këto dy lëvizje Rino Gattuso riktheu Milanin e vërtet në vetëm 94 ditë. Koncepte të thjeshta që gjetën terrenin e duhur dhe bënë që Milani të rikthehet në një prej skuadrave më të rëndësishme të momentit. Të gjithë lojtarët paraqesin një formë fizike si kurrë më parë, kjo falë edhe stërvitjes intensive dhe mjaft të vështirë të menduar nga Gatuzo, i cili nga ana e tij është i gatshëm që të gjitha meritat t’ua atribuojë lojtarëve të tij. Në këto tre muaj, ai ka punuar shumë për përgatitjen fizike dhe rezultatet janë të dukshme për të gjithë, Milani është i gjallë dhe i etur për suksese.
Në futboll jo vetëm aspekti fizik, por edhe psikologjik. Gatuzo është jo vetëm një psikolog, por edhe një motivues i madh. Me këtë trajner grupi ka rilindur, Bonuçi rigjeti ekuilibrin e tij, ndërkohë që Biglia dhe Çalhanoglu kanë rilindur në kuptimin parë të fjalës. Detyrë për teknikun mbetet ende rikuperimi i Kaliniç dhe Andre Silvës, takimi i të cilëve me golin mungon prej kohësh. Gabimi në minutën e 117 ndaj Lacios ishte një sinjal i qartë se ai ende nuk është në formën e duhur.
Milani me një mbrojte të konsoliduar “fluturon” drejt derbit të së dielës me lodhjen fizike që do të lihet pas nga entuziazmi i madh që shoqëron gjithnjë këtë super sfidë. Gauzo pritet që të luajë sërish me skemën 4-3-3, me të cilën ka arritur që të mundë Romën dhe Lacion brenda javës në “Olimpiko”. Rregullat e 40-vjeçarit ishin të qarta në fillim. Kupa e Italisë është trofeu i duhur për t’u synuar, me Gatuzon që synon që në 9 maj ta ngrejë në qiell në “Olimpiko” ndaj Juvenusit.
KOHA JONË SONDAZH

