“Mercedes Benz Cup 2019”, Turqia mposht 3-1 Shqipërinë U-17

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17 e drejtuar nga Elvin Beqiri, ka humbur sot ndeshjen e dytë të turneut Mercedes Benz Cup 2019 ndaj përfaqësueses U-17 të Turqisë, me vendin organizator që ka triumfuar 3-1 përballë kuqezinjve.

Shqipëria U-17 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Roko; Pjeshka; Preka; Tajari; Abazaj; M.Dervishi; Papa; Mitaj; Pengu; K.Dervishi; Miftiu. Në pjesën e parë është luajtur një futboll i hapur, duke u shënuar 3 gola, me Turqinë që kaloi në avantazh në minutën e 3-të me anë të Caglar. Në minutën e 38-të kuqezinjtë ishin të pafat me Pengun që shënon një autogol. Reagimi vjen menjëherë dhe në fundin e pjesës së parë, në minutën e 40-të, kapiteni Mitaj shënon nga penalltia. Me rezultatin 2-1 për Turqinë skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë fillon me gol për Turqinë që dërgon shifrat në 3-1 me anë të Bayram, me rezultatin që nuk ndryshoj deri në fund përtej rasteve të të dy skuadrave.

Turneu i kuqezinjve mbyllet në datë 17 Janar, në orën 15:00, me ndeshjen që do të luajnë përballë moshatarëve të tyre nga Moldavia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?