Mërgim Berisha rrezikon burgun, dyshohet se ka dhunuar të dashurën në Turqi
Mërgim Berisha është nën hetim në Turqi dhe duhet të qëndrojë larg të dashurës Vesa Vllasalliu. Sulmuesi që aktivizohet për Fenerbahçen në Superligën turke, dyshohet se ka dhunuar të dashurën.
Kjo e fundit ka ngritur akuzën se përveç përdorimit të forcës ndaj saj, Berisha edhe e ka ndaluar atë të marrë sendet personale nga banesa ku jetonin të dy.
Futbollisti me origjinë shqiptare ka marrë edhe një paralajmërim nëse nuk respekton vendimin e gjykatës. Në rast se Berisha tenton t’i afrohet sërish Vesës në shtëpinë e saj apo në vendin e punës së saj, atëherë ai rrezikon të përfundojë në burg për një periudhë njëmujore.