Merkato e dështuar e Partizanit, të “padëshiruarit” shkëlqejnë në ekipet e reja
Partizani ka bërë një merkato të gabuar në verë duke transferuar disa lojtarë që kanë rezultuar një dështim total, dhe më pas larguan. Klubi i kuq nuk është sjellë aspak mirë edhe me talentet e rinj, apo me disa nga futbollistët me më shumë eksperiencë.
Emiliano Vila, Renato Malota, Gezim Krasniqi dhe Realdo Fili, por tregojnë javë pas jave se klubi i Partizanit ka gabuar që i ka larguar para kohe. Të gjithë këta lojtarë jo vetëm që gjetën shpejt skuadra, por iu përgjigjën skeptikëve të aftësive të tyre me gola në javën e fundit të Superligës. Emiliano Vila shënoi dy herë në fitoren e Skënderbeut me Kamzën, ndërkohë që të premten do të përballet me Partizanin. Realdo Fili shënoi për Kamzën, por nuk mundi ta ndihmonte ekipin e tij për të marrë një rezultat pozitiv.
Në Shkodër Renato Malota erdhi nga mbrojtja për t’i dhënë golin e parë Vllaznisë kundër Teutës. Lezhjani tregoi se ishte një zgjedhje e duhur në merkaton e dimrit për ekipin shkodran. Partizani ka gabuar rëndë, jo vetëm në afrime, por dhe me largimet e lojtarëve me eksperiencë.
KOHA JONË SONDAZH

