Merkatoja pa limite në janar, ja notat për ekipet e Superiores

Merkatoja e janarit konsiderohet si një moment i mirë për të korrigjuar disa aspekte të skuadrës. Në Shqipëri në fakt në janar ndodhin edhe blerjet më të mëdha.

Skënderbeu 8- Fillimisht ishte menduar që Skënderbeu do të shiste disa nga yjet, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Madje ndodhi e kundërta, pasi skuadra e Dajës ka siguruar zyrtarisht blerjen e Kristal Abazajt për në verë për shifrën e 200 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do të mbetet deri në fund të sezonit, por kualiteti i tij  si dhe afrimi i mundshëm i Bregut, për të cilin thuhet se është arritur një akord, do të shtojë shumë cilësinë në sezonin e ardhshëm. Merkato duhet vlerësuar me notën 8, nëse llogaritet që nuk është larguar asnjë emër i rëndësishëm dhe u prish kontrata e Nesporit, një barrë e rëndë financiare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flamurtari 7.5- Skuadra vlonjate është edhe kërcënimi i madh për Skënderbeun në garën për titull, ka përforcuar ndjeshëm sulmin. Katër afrime, dy prej tyre sulmues të vërtetë dhe qershia mbi tortë, Muarem Muarem. Ai është lojtari që mund të bëjë diferencën te Flamurtari, që deri tani ka qenë perfekt në prapavijë, por u duhet një lidhje mes mesfushës e sulmit. Tunkara nga Lacio është ndoshta goditja më e madhe e janarit, por vlerat e tij mbetet që të zbulohen në javët në vijim. Trajneri Duro shquhet si një strateg që gabon pak në merkato, dhe këtë herë vështirë se do të ketë bërë ndonjë zgjedhje të gabuar.

Kukësi 8- Kampionët e Shqipërisë kanë bërë disa ndryshime të rëndësishme duke e krahasuar me pjesën e parë të sezonit. Afrimi më i rëndësishëm është ai i trajnerit Peter Pakult, i cili me punën e tij vetëm për disa javë ka sjellë ekuilibrin në skuadër. Nga blerjet, Shkodra është kthyer që tani në lojtar kyç, Zhderiç e Dzaria po japin siguri dhe nëse Amido Balde kthehet në nivelet e tij më të larta, Kukësi bëhet i frikshëm edhe për Skënderbeun dhe këtë gjë duhet ta tregojë që në ndeshjen e radhës me Flamurtarin.

Partizani 6- Partizani ende nuk dihet se çfarë bën. Pas ndryshimeve të mëdha në verë dhe largimeve të lojtarëve që afroi, edhe këtë herë ka afruar disa futbollistë pak të njohur. Dy humbje rresht ndaj Flamurtarit, asnjë gol i shënuar, por nuk është ndonjë surprizë.

Partizani nuk ka sulmues, ndërkohë që Çani lufton me kohën për t’u rikthyer në fushë. Me të gjitha këto pikëpyetje edh nota 6 duket me hatër.

Laçi dhe Kamza 7- Të dyja skuadrat kanë bërë një merkato të zgjuar. Ata kanë bërë disa goditje mjaft cilësore, pa e ndryshuar shumë formacionin bazë, me Laçin që ka ruajtur gjithë titullarët dhe Kamzën që ka humbur vetëm kroatin Fushtar dhe ka lënë të lirë portierin Halilaj, ndërsa ka afruar lojtarë shumë interesantë, si Zguro e Fili.

Luftëtari 6.5- Padyshim mbetet ekipi surprizë, ose “Leicesteri” në Shqipëri. Gjirokastritët kanë bërë disa lëvizje në merkato. Largimet kanë qenë të detyruara në disa raste, ku befasia e vetme ka qenë largimi i Vangjel Zguros, titullar në vitin 2017 te gjirokastritët. Fillimi me triumf ndaj Skënderbeut konfirmoi se klubi ka punuar shumë mirë, përtej humbjes në Kupë. Shitja e Abazaj do të dobësoj ekipin, por me siguri që është një operacion i mirë financiar.

Vllaznia 6.5- Vllaznia ka ribërë mbrojtjen, me emra mjaft cilësorë në letër, ka marrë edhe Sukajn. Skuadra është më cilësore se në pjesën e parë të sezonit, por duhen gjetur rezultatet.

Teuta dhe Lushnja 5- Merkatoja e klubit durrsak ka qenë zhgënjyese dhe nëse luan në Superiore pa sulmues, je thuajse i humbur. Lushnja është pa shpresa, por faji nuk është i tyre, kur mungojnë fondet.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?