FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mersini fjalët e parë si kuqeblu: Do të jap maksimumin për të ndihmuar Vllazninë!

Blerja e tretë për këtë sezon te skuadra e Vllaznisë, Ergis Mersini ka premtuar të bëjë më të mirën e tij për të nxjerrë ekipin shkodran nga situata e vështirë në të cilën ndodhet në tabelën e renditjes.

“Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar. Jam ndjerë mirë për këtë ofertë që më ka bërë ky emër. Për tifozerinë dhe për ekipin që ka për mua është një kënaqësi e madhe që u bëra pjesë e këtij klubi.

Besoj se do të bëj gjëra të mira për këtë ekip. I premtoj ekipit të dhe gjithë tifozerisë që do të bëj më të mirën time dhe do ta nderoj këtë ekip me punën time. Vetë pikët që tani ka Vllaznia është e rrezikuar dhe kjo është fakt. Por me afrimet që po bën dhe me grupin e lojtarëve që ka nuk do të jetë e rrezikuar deri në momentet e fundit. Mund të them se jam shumë mirë. Ndihem top në këtë drejtim. Jam në gjendjen më të mirë momentalisht dhe do të bëj më të mirën time tek Vllaznia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë e bazoj tek aftësitë që kam dhe tek dëshira e mirë për të treguar vlerat më të mira për Vllazninë. Unë do te jap më të mirën time. Konkurrenca të bën të ecësh përpara. Pastaj nëse do të jesh pjesë e 11-shes apo pjesë 18-shes, kjo i takon trajnerit. Çdonjëri do të bëjë punën e vet”, tha Mersini në prezantimin e tij në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?